Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha në Vlorë, e cila që nga viti i kaluar mori emrin Qendra rajonale e luftës antitrafik, do të nisë të funksionojë si e tillë pas datës 10 Maj. Sot Kryeministri Pandeli Majko, Ministri i Rendit Stefan Çipa dhe kreu i SHISH Fatos Klosi, u njohën nga afër me punën e bërë deri tani në këtë qendër.
Periudha njëvjeçare, që nga përurimi i qendrës është faza përgatitore. Prej pak ditësh qendra e luftës kundër trafiqeve është plotësuar dhe me personelin e ardhur nga Gjermania, Italia dhe Greqia. Ndërkohë është emëruar drejtori Luan Mullai. Pas takimit me dyer të mbyllura që pati me specialistët, kryeministri Majko u shpreh, se nuk mund të japë një vlerësim të punës së kësaj qendre, pasi rezultatet do të duken në ditët e ardhshme.
Kryeministri Pandeli Majko:- “Erdha në Vlorë, që nga një vend që është akuzuar si vend burim trafiqesh, tani më është kthyer në një barrierë edhe me një qendër ndërkombëtare të luftës kundër trafiqeve. Unë kam ende kërkesa, kam lënë disa porosi, në 10 Maj do të shikojë se sa do të jenë të zbatueshme”.
Qendra rajonale e luftës kundër trafiqeve synon të grumbullojë informacionin për organizimin e trafiqeve, si dhe të përgatisë planet e shteteve anëtare të qendrës për goditjen e menjëhershme të trafikantëve.
SHBA dhe Britania e Madhe, janë vendet kandidate për t’u anëtarësuar në qendrën e Vlorës për të njëjtin qëllim. Numri 1 i qeverisë shqiptare, i cili gjendej në Vlorë, për t’u interesuar enkas për veprimtarinë e qendrës, nuk i ka shpëtuar kureshtjes së gazetarëve, lidhur me ndikimin që mund të ketë në qeverinë e drejtuar prej tij dorëheqja e kryeparlamentarit Namik Dokle. Zoti Majko refuzoi t’i përgjigjet pyetjes për këtë çështje./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!