Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë , dhe kësaj radhe në qëndër te lajmit është një çift nga Shqipëria, të cilët jetonin në një fshat të Volosit. 28 vjecari Aurel Kurti është personi që ka kryer akte dhune ndaj bashkëshortes 22 vjecare, Dafina Kurti, çifti janë prindër të një vajze, dhe pikërisht kjo është arsyeja e dhunës sistematike të 28 vjecarit , I cili nuk pranonte faktin se bashkëshortja nuk kishte sjellë në jetë një djalë por një vajzë.
Kjo histori e frikshme për shekullin ku jetojmë , u mësua pas episodit të fundit të dhunës që ushtroi 28 vjeçari, Aurel Kurti.
Fillimisht ishin të bërtiturat e gruas së re e cila kërkonte ndihmë dhe zëri i fëmijës që qante me të madhe, për të kuptuar se sërish dhunuesi kishte nisur ti godiste. Pas kësaj fqinjët goditën portën e banesës derisa e detyruan ta hapë dhe gjetën brenda 22 vjeçaren Dafina Kurti, me shenja në qafe të krijuara prej tentativës për ta mbytur atë.
Sipas policisë greke, menjëherë autori ka tentuar të largohet, por banorët e mbajtën me force deri në mbërritjen e policisë, e cila e arrestoi dhe e dërgoi në drejtorinë e policisë së Volosit, ku edhe viktima tregoi se mbahej e mbyllur në banese prej 2 vitesh, pasi nuk e lejonte të dilte nga shtëpia.
Të njëjtën sjellje kishte edhe ndaj vajzes 2 vjeç e gjysme të çiftit te cilin autori e dhunonte herë pas herë, madje nuk lejonte që të vizitohej nga mjekët, siç duhet normalisht të ndodhë me fëmijët e vegjël.
Gruaja e re dhe fëmija u dërguan në një banesë sociale dhe u morën në mbrojtje prej autoriteteve, ndërsa ndaj autorit u ngritën akuza të rënda si plagosje e rëndë me dashje, pengmarrje, dhunë në familje, dhunë ndaj të miturve etj, të cilat do ti kushtojnë atij disa vite burg.
Çifti ishte martuar para 4 vitesh dhe që atëherë ishin vendosur në Volos ku 28 vjeçari dhunues punonte në ndërtim, ndërsa viktima mbahej e mbyllur në banesë. do të jetë dita e martë , dita kur autori do të dërgohet para gjykatës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Arrestim#Greqi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/aDbPaooOCKo/maxresdefault.jpg)