#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Mariola dhe Jurgen Kaçani, vetëm para 4 muajsh kanë ndryshuar statuse. Mariola është bërë nënë për herë të parë, ndërsa Jurgeni ka marrë statusin dajë. Po pavarësisht se sapo është bërë nënë, Marjola nuk mungon me projektet e reja muzikore.
Motër e vëlla ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku prezantuan projektin e tyre të ri muzikor, një këngë dasmash që mban titullin “Nuse unë, dhëndër ti”.
Mariola tregon se fillimisht ajo e pati të vështirë ta pranonte të merrej me këtë projekt, por këmbëngulja e vëllait të saj e bëri që të këndonte përsëri dhe të realizonte edhe klipin. Në intervistë ajo zbulon se një nga arsyet se përse nuk donte të dilte në videoklip ishte fakti mos dukej e shëndoshë.
Rudina Magjistari: Dua të flasim për këngën me të cilën ju keni punuar gjatë kësaj vere. Duket se s’të ka penguar fare dhe fakti që ke pasur një beb shumë të vogël.
Mariola Kaçani: Në fakt më ka penguar sepse isha ta bëjmë, mos ta bëjmë këtë këngë. Iniciatori ishte Jurgeni që më thoshte duhet të dalim me një material se njerëzit e duan. Unë pas lindjes…
Rudina Magjistari: Ti ke lindur në Maj?
Mariola Kaçani: Po, në 12 Maj dhe të them të drejtën mendoja do dal e shëndoshë, nuk e dija si do më dukej vetja. Se pas shtatzënisë ke ato problemet e para që të duket vetja më ndryshe. Kur je shtatzënë thua jam shtatzënë, më pas është pak problem. Kisha pak problem për kamerat, për anën televizive, por e mora me sportivitet.
Jurgen Kaçani: E mora unë në fakt.
Rudina Magjistari: Ti i bëre gati, Juri kishte përgatitur gjithçka, kishte bërë tekstin muzikën, kështu që i the vishu dhe eja të këndosh.
Jurgen Kaçani: Duke qenë se aktiviteti është shumë i madh me dasmat në sezon dhe normalisht nevojitej diçka, i thashë Mariolës do bëjmë si do bëjmë do i japësh forca. Unë dola me dy projekte të miat, kurse Mariola nuk kishte dalë.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!