Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Fredi Alizoti, i cili ndodhet nën akuzë se është hequr si vëllai i Ministrit të Brendshëm, Afgron Xhafaj, në audiopergjimin me Albert Veliun i njohur si Babale është marrë në pyetje nga Prokuria e Krimeve të Rënda rreth 20 ditë pasi Partia Demokratike publikoi denoncimin.
Në një deklaratë për mediat, Prokuroria sqaron se nga hetimet në kuadër të procedimit penal krahas veprimeve të tjera hetimore, më datë 01.06.2018 i janë marrë deklarime shtetasit Fredi Elmaz Alizoti me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Ky shtetas është shoqëruar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda nga Drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier pas komunikimit me sallën operative të kësaj Drejtorie po në këtë datë.
Nga Drejtues të Policisë Fier është komunikuar me Prokurorin e çështjes ku është vënë në dijeni për bisedën telefonike të bërë dhe, nga ana e prokurorit të çështjes u është kërkuar drejtuesve të policisë Fier, shoqërimi i këtij shtetasi për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Alizoti u vu nën përgjim
Krimet e Rënda thonë se shtetasi Fredi Alizotaj ka qenë në përgjim për nevoja të hetimeve, me Vendimin e Prokurorit të datës 22.05.2018, të vleftësuar me vendimin e Gjykates Nr. 457 datë 24.05.2018, pra disa ditë para se të komunikonte me sallën operative të policisë Fier dhe të pyetej nga prokuroria.
"Kjo për shkak se gjatë përgjimit të bisedave telefonike të shtetasit Albert Veliu ka rezultuar si personi që ka komunikuar me të disa herë i shqetësuar dukë bërë biseda, për të cilat ka patur të dhëna gjatë përgjimit për përfshirjen e tij bashkë me shtetasin Albert Veliu në realizimin e audio përgjimit".
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/aOY5i1ppx5o/maxresdefault.jpg)