Një snajperist ka vrarë një ushtar rus nga 2.7 kilometra largësi, në atë që është vrasja e dytë më e largët në luftim, e regjistruar ndonjëherë, pretendon ukraina. Imazhe të jashtëzakonshme tregojnë momentin kur qitësi ukrainas raportohet se kreu një gjuajtje nga një distancë e jashtëzakonshme prej 2.7 kilometrash ose ndryshe, gjatësia e 26 fushave të futbollit.
Imazhet tregojnë edhe ushtarin rus që bie në tokë pasi snajperi i ukrainas bën gjuajtjen nga distanca e largët. Zyra e komunikimeve strategjike të forcave të armatosura të ukrainës, tha se snajperisti i ishte afruar shumë rekordit botëror për vrasjen më të largët në luftim. “Pushtuesi u eleminua nga një gjuajtje precize e forcave tona speciale në një distancë prej 2710 metrash, që është e dyta në distancë më të largët në shkallë globale, konfirmuar nga komanda e forcave të armatosura. Snajperistat ukrainas po përdorin disa prej armëve më të fuqishme të prodhuara ndonjëherë, Snipex Aligator dhe Sniper T-Rex. Të dyja këto, kanë një shpejtësi plumbi prej afro 1 mijë metrash për sekondë, cka do të thotë se i duhen vetëm tre sekonda për të goditur shënjestrën. Arma mund të qëllojë një plumb 14.5 milimetërsh nga një distancë më e gjatë se 6 kilometra. Aftësia e snajperistit ukrainas në goditjen e ushtarit rus nga distanca e deklaruar, kërkon shikim shumë të mirë, saktësi dhe trajnim të madh.
Rekordin aktual të një vrasjeje në distancë të gjatë e mban një snajperist i operacioneve speciale kanadeze në Irak, në 2017-ën, me distancën e 3540 metrave.
Pamje:AFP
SOURCE SPECIAL OPERATIONS FORCES OF UKRAINE:
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Snajperisti#Ukrainas
Ещё видео!