Që nga ora 18:00 e mbrëmjes së të premtes, qytetarët serbë në territorin e Serbisë, kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikave kufitarë me Kosovën.
Për shkak se serbët nuk lejuan të qarkullojnë udhëtarët me dokumente identifikimi dhe vertura me targa të lëshuara nga autoritetet e Kosovës, institucionet në vend kanë mbyllur për qarkullim pikën kufitare të Mërdares dhe Bërnjakut.
Pika kufitare në Jarinjë deri në mesditë kishte qarkullim të kufizuar, por pas kësaj kohe, e njëjta u lirua edhe pse nuk ka konfirmim nëse protestuesit serbë janë larguar nga rruga.
Qytetarët serbë që kanë bllokuar rrugët edhe pse në numër të vogël, kanë thënë se do të vazhdojnë protestën e tyre dhe do të qëndrojnë në rrugë me ndërrime çdo gjashtë orë.
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në afërsi të pikave kufitare, janë parë edhe persona të maskuar dhe ka bërë të ditur se pikë kalimet në Bërnjak dhe Mërdare do të jenë të mbyllura "deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situatës".
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosove#Serbi#TopChannelNews
Ещё видео!