Një agjente e Shërbimeve Sekrete Serbe (BIA), Daniela Vuiçiç ka patur kontake me zv. kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi.
Ka qënë pretendimi i ekspertit të sigurisë Bedri Elezi i cili ngriti alarmin në një intervistë në Zona Zero në Top Neës, për inflitrimin e Shërbimeve Sekrete Serbe në Kosovë.
Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, pretendon se agjentja Daniela Vuiçiç ka kontaktuar fillimisht sfafin e numrit dy të qeverisë së Kosovës.
Më pas sipas Elezit, agjentja serbe dhe Bislimi janë takuar gjatë një takimi për çështje biznesi, por në fakt ata kanë biseduar për tensionet në Veri të Kosovës.
Eksperti pretendon se Daniela Vuiçiç ka patur komunikime të vazhdueshme me zyrën e Bislmit dhe nuk është figurë e panjohur për shërbimet sekrete të Kosovës.
Elezi deklaroi se instituti që ai përfaqëson ka njoftuar të gjitha institucionet e Kosovës. Zyra e Bislmit tha nga ana tjetër për Top News, se për momentin është në Bruksel dhe nuk mund të marrë seriozisht këto pretendime.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kurti#TopChannel
Ещё видео!