25 vite burg kërkoi Prokuroria e Elbasanit për ish-efektivin e policisë, Arber Paplekajn, të cilin e akuzon për vrasjen e shtetasit Pjerin Xhuvani, në prill të 2021. Paplekaj qëlloi me armë ndaj Xhuvanit, pas një konflikti në lagjen numër 5 në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2021.
Konflikti nisi, pasi Paplekaj bashkë me disa persona të tjerë, pjesë e të ashtuquajturës struktura e mbrojtjes së votë në Partine Demokratike, kishte ndaluar një person për të cili dyshonin se po shpërndante para për vota.
Teksa ishin në pritje të mbërritjes së policisë, në vendin ku ishte ndaluar ky shtetas, mbërritën disa persona të tjerë dhe nisën të konfliktoheshin, fillimisht fizikisht. Në këtë moment rezulton se Paplekaj ka qëlluar për vdekje Pjerin Xhuvanin.
Në këtë ngjarje u plagosën edhe 5 persona të tjerë, mes tyre dhe një efektive e policisë, teksa nga gëzhojat rezulton se kanë qëlluar edhe dy persona të tjerë. Ngjarja ndodhi në syrin e drejtuesve të Policisë së Elbasanit.
Për këtë, Prokuroria kërkoi për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dënimin me 2 vite shërbim prove për dy ish-nëndrejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Për të njëjtën akuzë, u kërkua dënimi me 8 muaj shërbim prove edhe për 6 efektivë të tjerë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/acgyW-8FZMQ/maxresdefault.jpg)