Thotë se nuk ka asgjë personale me të, por është i mendimit se nuk është figura e duhur për të drejtuar Partinë Demokratike. I ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”, ish-ministri Arben Imami, tashmë pjesë e grupimit për PD, që kërkojnë largimin e Bashës, për këtë të fundit thotë se është qesharak dhe nuk zhgënjen asnjëherë me “bëmat e tij”.
“Berishën e sulmonin, nuk kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh. Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të. Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”.
Përse dje?
“Dje shkoi në dy vende, shkoi në Komunitetin Mysliman, shkoi edhe tek bektashinjtë për Bajram edhe nxori këtë të bektashinjve, kur dihet që Bajrami është së pari i synive myslimanë shqiptarë. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”./tvklan.al
#ZonëeLirë, një emision me karakter gjeneralist, i cili mbështetet mbi aktualitete të ndryshme, politike, sociale dhe kulturore, lokale dhe ndërkombëtare, duke i përcjellë ata nëpërmjet personazheve që ideatori dhe drejtuesi i emisionit, #ArianÇani në studio.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!