Pyetje: A shpërblehet burri nëse ai bën durim ndaj sjelljeve të gruas së tij, ndaj injorancës apo për shkak nervozizmit të saj?
Shejkh Fauzan: Po, kjo është diçka që i Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) ka urdhëruar. Burri duhet të ketë durim ndaj disa prej sjelljeve të pahijshme të gruas së tij të cilat nuk i përshtaten atij. Ai duhet të bëjë durim, kundruall të mirave që ajo ka. Të mira janë më të shumta.
Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
"Besimtari nuk duhet të urrej besimtaren. Nëse ai e urren diçka te ajo, është i kënaqur me diçka tjetër."
Nuk ka asnjë grua të përsosur. Ajo patjetër do të ketë ndonjë mangësi.
"Gruaja është e krijuar nga briri i shtrembër i mashkullit. Ndërsa briri më i shtrembër është më i larti. Nëse do të kënaqesh me të, do të kënaqesh duke qenë ajo ashtu siç është. Nëse dëshiron ta drejtosh, do ta thyesh. Dhe thyerja e saj është divorci." Kështu ka thënë i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem).
Burimi: [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/b3JmSpJyGy0/mqdefault.jpg)