Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Lefter Zafiri është një qytetar grek që ka ardhur nga vendi i tij për të parë nga afër procesin e zhvarrimeve të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Duke u bazuar mbi atë çfarë i kishte thënë babai i tij që kishte marrë pjesë në luftën italo-greke, Zafiri thotë për mediat se vetëm drejtuesit e garnizoneve kishin medaljone dhe jo ushtarët e thjeshtë, çka vështirëson identifikimin e tyre. Kërkimet aktualisht po zhvillohen në Dragot të Tepelenës.
Zafiri: Unë e kam origjinën nga Pogoni në anën greke të kufirit. Babai im ishte ushtar i luftës italo-greke dhe shërbeu në Drimadhe në krah të fshatit Sopik. Babai im ishte mes ushtarëve me fat të luftës sepse shumica e skuadrës së tij gjenden ende nën këtë tokë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/b9HGmaCL8zI/maxresdefault.jpg)