Autokolona e parë me ndihma humanitare është lejuar të hyjë në gaza nga kalimi kufitar i Rafahut, të shtunën. Kombet e bashkuara thanë se autokolona me 20 kamionë, kishte dërguar në gaza furnizime jetë-shpëtuese që do të merreshin nën kontroll nga kryqi i kuq palestinez.
Por, zyra humanitare e kombeve të bashkuara tha se vëllimi i ndihmave që ka hyrë në gaza të shtunën është vetëm 4 për qind e mesatares ditore të importeve në enklavë para shpërthimit të konfliktit mes izraelit dhe hamasit dhe një fraksion i vogël i asaj që nevojitet pas 13 ditësh rrethim.
Presidenti amerikan Joe Biden, mbështetës i fortë i izraelit, përshëndeti mbërritjen e ndihmës pas ditësh negociata intensive. Ai tha se SHBA ishte e angazhuar për të siguruar që më shumë ndihma të mbërrinin tek palestinezët që kanë mbetur tani pa ushqim, pa ujë, pa ilace dhe pa karburant.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët”, tha Biden në një deklaratë. Izraeli ndërkohë ka mbledhur tanke dhe trupa afër kufirit të rrethuar të gazës, për një pushtim tokësor që ka si qëllim asgjësimin e hamasit.
“Ne do të hyjmë në rripin e gazës për të shkatërruar anëtarët e hamasit dhe infrastrukturën e grupit”, tha shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi para trupave në një video të shpërndarë nga ushtria izraelite të shtunën. “Ne do të kemi në mendje dhe në kujtimet tona imazhin e atyre që humbën jetën të shtunën e dy javëve më parë”, tha ai.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#OKB#Alarmi
![](https://i.ytimg.com/vi/bAt5-WA6O9o/maxresdefault.jpg)