Javën e ardhshme pritet të ketë një axhendë të ngjeshur në Kosovë pasi që vendin pritet ta vizitojnë dy personalitete të rëndësishme, nga SHBA-ja, zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Mathew Palmer, ndërsa nga Bashkimi Evropian i dërguari për dialogun, Miroslav Lajcak.
Të dy ishin takuar në mesin e kësaj jave në Bruksel ndërsa kanë konfirmuar se kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Në takimet që ka zhvilluar Kryeministri Albin Kurti veç e veç me krerët e opozitës, kreu i AAK-së dhe ai i LDK-së kanë kërkuar praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.
Jehona Lushaku Sadriu, analiste politike, vlerëson se administrata e re e SHBA-së ka një koordinim më të ngushtë me BE-në sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
“Gjithsesi me administratën e re shohim që ka një përafërim midis BE dhe SHBA, e normalisht që është në interes të Kosovës të ketë një përfaqësim më të madh amerikan dhe një përfshirje më të madhe në këtë dialog, por mendoj që ky dialog do t’i lihet që të udhëhiqet nga BE”.
Takimet e kryeministrit Kurti me opozitën për t’u konsultuar për dialogun i sheh të mirëseardhura, por thotë se në bazë të Kushtetutës është qeveria ajo që duhet të bartë barrën kryesore në gjithë këtë proces.
“Duhet që të jetë e qartë se qeveria është ajo përgjegjësja kryesore e cila e bart barrën e vendimmarrjes dhe të lidershipit në këtë proces”, tha Sadriu.
Dialogu Prishtinë Beograd pritet të rinisë në pjesën e dytë të muajit Qershor pasi Kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar kohë për përgatitje dhe konsulta për këtë proces duke refuzuar që të takohet më 11 Maj me presidentin serb Aleksander Vucic.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/bClsgQlaml0/maxresdefault.jpg)