Me Lulen e Akilit mund të kurohen sëmundje të shumta, duke filluar nga sëmundjet nervore, të zemrës e deri te variçet.
Lulja e Akilit (apo bari mijëfletësh ose barnozela) gjendet kudo nëpër vendin tonë. Përmes saj mund të kurohen sëmundje të shumta, duke filluar nga sëmundjet nervore, të zemrës e deri tek variçet. Ajo është e njohur në Evropë që prej 5000 vjetësh, në Azi e deri në Lindjen e Largme. Emri i bimës “Akili” vjen nga heroi i mitologjisë greke Akili që vetë dhe ushtria e tij mjekon plagët e luftës me efikasitet të lartë, prandaj bima quhet edhe bima ushtar.
Gatesat e bimës së akilit (barnozela) tregojnë një veprim qetësues-sedativ mbi sistemin nervor qendror (SNQ) dhe shfrytëzohen edhe me sëmundjet me hiper ekcitabilitet të SNQ, në: asteni-distoni-neurasteni-histeri etj.
Ato shfrytëzohen si çajra-dekokte-esktrakte-infuze tinktura të vetme ose të përziera me bimë a lëndë të tjera, me preparate të Institutit të mjekësisë popullore ose edhe me specialitete të tjera: kështu në neuroza dhe sëmundje të tjera të hiper-ekcitabilitetit nervor, rekomandohet ky kombinim bimor: 3 lugë gjelle mishle (kamomil, mente) dhe 3 lugë gjelle barnozelë e kopër, hidhen në 1 litër ujë valë, pas 20-30 minutash, lëngu kullohet, ëmbëlsohet sipas dëshirës, këtu shtohet lëngu i limonit dhe lëngu i përftuar jepet përgjatë ditës.
Ещё видео!