Numri I lartë I emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria që shkelin në Britaninë e Madhe ka alarmuar autoritetet atje. Pavarësisht se janë shpenzuar rreth 500 mln paund për moslejimin e kalimit të emigrantëve të paligjshëmnga kanali i La Manshit, ende nuk është arritur asgjë.
Britanikja Daily Mail ka publikuar një raport sekret të ushtrisë e cila pohon se 40% e emigrantëve të cilët kanë shkuar me gomone, janë nga Shqipëria.
“40% e emigrantëve që kalojnë Kanalin anglez janë nga Shqipëria, një vend në paqe, jo një komb i shkatërruar nga lufta, sipas një raporti sekret të inteligjencës ushtarake”, shkruan Daily Mail.
Më tepër se 1 mijë shqiptarë kanë mbërritur në Angli përgjatë javëve të fundit. Biznes në fjalë është tejet fitimprurës dhe drejtohet nga shqiptarët. Ata kanë përshtatur gomonet e mëdha që të mbajnë sa më tepër udhëtarë në bord. Skema e përdorur prej tyre është e njëjtë, ndërsa duhen vetëm 4-5 orë për të mbërritur në ishull.
Ndërkohë, Sekretarja e Brendshme Priti Patel pritet të shpallë së shpejti një paketë të re financimi, që do të përfshijë dhjetëra milionë paund për francezët për më shumë patrullime në plazh dhe pajisje vëzhgimi.
Pamje:AFP Photo By Daily Mail
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Anglia#Raporti#TopChannel
Ещё видео!