Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien njoftoi se liderët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen në Washington në 4 shtator, pohoi një zëdhënës për Zërin e Amerikës. Kishte qarkulluar lajmi se negocjatat u shtynë me dy ditë për arsye planifikimi, por tani mbërrin dhe konfirmimi zyrtar. Shtetet e Bashkuara i presin me padurim këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Hoti, tha zëdhënësi.“Ne besojmë se përparimi në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë në përparimin e procesit të paqes," shtoi ai. Një ditë më parë, Vucic u shpreh se ka shumë gjasë që në bisedimet e 4 shtatorit të marrë pjesë dhe presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë intervistës për televizionin serb “Prva”, konstatimit të gazetarit se kur bëhet fjalë për vende të vogla, kreu I administratës amerikane, paraqitet vetëm kur është diçka tejet e rëndësishme, Vuçic u përgjigj, duke thënë: “Kjo më shqetëson”. Njoftimin se në 2 shtator, Kosova e Serbisë do të takoheshin në Ëashington e bëri në 14 gusht i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell. Kësaj ftese iu përgjigjën pozitivisht pozitivisht si kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ashtu edhe kreu I shtetit serb.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosove#Serbi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/bG_NDwwzS84/maxresdefault.jpg)