Policia e Beratit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mesditën e së premtes, kur dy persona u konfiktuan me njëri tjetrin dhe njëri prej tyre qëlloi me arme zjarri në ajër.
Si pasojë e zbardhjes në kohë të ngjarjes, dy persona u vunë në pranga dhe një tjetër është vënë nën hetim nga policia, për posedimin pa leje të një arme gjahu.
Ilir Mamurani 55 vjec, u arrestua pasi dyshohet se rreth orës 12 të mesditës së datës 9 qershor, pas një konflikti për motive të dobta me shtetasin Emiljano Zoga, 25 vjec, qëlloi me armë zjarri në ajër.
Përvec Mamuranit, edhe Zoga u vendos në pranga për moskallëzim krimi, ndërsa u procedua në gjendje të lirë vëllai i 55 vjecarit, shtetasi me iniciale Sh. M, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë gjahu gjysmë-automatike, të cilën e posedonte pa leje.
Arma e zjarrit pistoletë që 55 vjecari qëlloi në ajër dhe arma e gjahut gjysmë automatike, që u gjet në banesën e vëllait të tij, u sekuestruan nga shërbimet e policisë dhe iu referuan prokurorirsë për hetime të mëtejshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#Berat#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/bGwnKCwiuEg/maxresdefault.jpg)