#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Në pjesën e parë dhe kryesore të emisionit do të fokusohemi tek një lajm i cili tërhoqi vëmendjen e mediave botërore por që kishte lidhje specifike me Shqipërinë. Statusi i Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, ish-presidenti i SHBA-ve dhe kandidatit republikan, mesa duket certifikuar tashmë për garën presidenciale të këtij viti, Kushner lajmëroi përmes një postimi dhe më pas një artikulli më të plotë që në zonën e Sazanit do të ndërtohej një resort që mund të merrte menaxhimin e Aman Hotels, një prej kompanive më të rëndësishme dhe më luksoze që bota njeh. Statusi erdhi një ditë përpara se New York Times të publikonte një shkrim të gjatë me investigime me tre autorë që fliste për lidhjet që Jared Kushner kishte ndërtuar në Ballkan dhe tentativën e tij për të ndërtuar në Sazan dhe në Zvërnec, më tej shkonte edhe në Beogradi por fokusi do të jetë Shqipëria. Kush e solli Jared Kushner në Shqipëri? Ai mbërriti rreth dy vjet më parë fillimisht së bashku me Ivanka Trump dhe dy fëmijët e tjerë të ish-presidentit Trump vizituan Shqipërinë, por Kushner dhe Ivanka Trump u rikthyen sërish në Shqipëri vitin e kaluar dhe qëndruan në Kep Merli në jug të Shqipërisë për më shumë se një javë, të shoqëruar nga biznesmenë vendas. Si shkoi ai në Sazan? Cilat ishin impresionet e tij të para?
Të ftuar:
Auron Tare - Anëtar Këshillit Shkencor UNESCO
Enita Mema - Gazetare, Klan News
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/bJojmVglD0g/maxresdefault.jpg)