Alfred Kazanxhi është gjetur fajtorë nga Gjykata e Apelit në Tiranë për ushtrim dhune ndaj fëmijës 3-vjeçarë të bashkëjetueses së tij.
37-vjeçari u dënuar me 12 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht do të kryej vetëm 8 vite heqje lirie.
Kazanxhi kërkonte nga togat e zeza të apelit ndryshimin e vendimit, të shkallës së parë dhe ndryshimin e cilësimit juridik të veprës nga “Keqtrajtim i të miturit” në atë të “Braktisje e të miturit”.
Por apeli nuk i ka pranuar argumentet e tij. Ngjara e rëndë ndodhi në prill të 2020. 3-vjeçari u dërgua nga Kazanxhi në spitalin e traumës në gjendje të rëndë, ai ju tha mjekëve se fëmija kishte rënë nga krevati. Po ishin bluzat e bardha të cilat konstatuan shenjat e dhunës dhe lajmëruan policinë.
Në dosjen e prokurorisë së Tiranës thuhet se 3-vjeçari në praninë e psikologut ka treguar se është dhunuar nga Alfred kazanxhi.
Ndërsa nëna e të miturit ka treguar në policisë se ajo nuk ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes dhe se nuk ka pasur dijeni që 37-vjeçari e dhunonte djalin e saj.
Tv Klan
#Dhunandajfëmijëve #AlfredKazanxhi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/bU3jXxDpdNY/maxresdefault.jpg)