Më herët, mysafire e Kuvendit të Shqipërisë ishte Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në fjalën e saj, presidentja bëri një panoramë të lidhjes së hershme mes dy vendeve, si dhe konfirmoi mbështjetjen e Kroacisë për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë si aleate në misionet e paqes dhe zona krize siç është Afganistani. Kroacia i jep një rëndësi mjaft të madhe, stabilitetit, sigurisë dhe begatisë së Europës Juglindore dhe e mbështet fuqishëm perspektivën europiane në të gjithë këtë rajon. Gjithashtu Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm jo vetëm politik por edhe strategjik. Kjo gjë është pranuar dhe njohur edhe nga BE. Kroacia e mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria për përmbushjen e kritereve drejt BE. Sot si një kombi i ri, energjik dhe me njerëz të zellshëm dhe të angazhuar ndaj vlerave perëndimore, Shqipëria ka perspektiva të shkëlqyera dhe është mjaft e rëndësishme të theksohet se BE duhet ta vlerësojë këtë gjë. Dua t’ju përgëzoj edhe për vendimin e Këshillit të BE-së për njohjen e progresit të Shqipërisë duke hapur rrugë për nisjen e negociatave Qershorin e vitit që vjen”, tha Kitaroviç/abcnews.al
![](https://i.ytimg.com/vi/bZMR-TRITqo/maxresdefault.jpg)