[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Në një kohë të trazuar në Shqipëri dhe Kosovë, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare ka një mesazh për politikën shqiptare; që t’i japë rëndësinë e duhur librit.“Klasa politike shqiptare t’i japë rëndësinë e duhur librit.”Kadare është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” nga Ministria e Kulturës se Kosovës. Çmimin shkrimtari i madh e mori gjatë një ceremonie në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ku falënderoi lexuesit kosovarë.“Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi të Kosovës. Jam vërtetë i nderuar të marrë këtë çmim. Me besoni ky çmim i dhëne nga Kosova ka kuptim më tepër se një çmim për mua dhe më jep kënaqësi me shumë se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur mendoj që po e marr çmimin në Bibliotekën e Kosovës, në mbretërinë e lexuesve”.Shkrimtari i njohur është nderuar me disa çmime letrare, edhe për veprën dhe angazhimin e tij për Kosovën.
![](https://i.ytimg.com/vi/bfgAK7hhiQk/maxresdefault.jpg)