Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Shqipëria është vënë në qendër të interesit të biznesmenëve gjermanë por hapesirat ndaj tyre për të investuar janë ende të kufizuara. Mbi 20 firma të njohura gjermane me përkrahjen e kompanisë ndërtimore Freat kanë planifikuar të investojne 10 miliard marka gjermane për rindërtimin e shkollave dhe spitaleve të shkatërruara në Kosovë.
Përfaqësuesit e firmave gjermane u shprehen se janë biznesmenët italiane dhe grekë më të preferuarit e zyrtareve shqiptarë pavaresisht nga teknologjia që ata ofrojnë. Në këmbim të kësaj sjelljeje investitorët gjermanë po ndjekin itinerarin Maqedoni, Kosovë e Mali i Zi. Kjo situatë aspak e favorshme për investitorët gjermanë mund të ndryshojë së shpejti në Konferencën Ndërkombëtare për Ekonominë e Rajonit të Evropës Juglindore të fillim Dhjetorit në Berlin.
Qeveria Gjermane ka ftuar në këtë konferencë jo vetëm biznesmene por edhe politikanë shqiptarë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!