Sot mbushen 22 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO ndaj Serbisë. Bombardimet zgjatën nga 24 marsi deri më 1 qershor të vitit 1999. Kjo ishte ndërhyrja e dytë e rëndësishme e NATO-s në hapësirat e ish-Jugosllavisë pas bombardimit të pozicioneve të forcave ushtarake të serbëve të Bosnjës e Hercegovinë rreth Sarajevës dhe në pjesët e Bosnjë e Hercegovinës që ishin nën pushtimin e forcave serbe në operacionin "Forca e Qëllimshme", të vitit 1995.
Operacionet e NATO-s përfunduan pas nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake për tërheqjen e ushtrisë dhe policisë jugosllave nga Kosova. Dëmet e shkaktuara gjatë bombardimit u vlerësuan në rreth 30 miliardë dollarë ndërsa numri i saktë i viktimave nuk është publikuar, ndërkaq vlerësohet mes 1.200 dhe 2.500 të vdekur dhe rreth 5.000 të plagosur.
Arsyet e fillimit të bombardimit ishin pikërisht zhvillimet në Kosovë. Prej vitit 1996 filluan përleshjet e para mes forcave serbe dhe shqiptarëve.
Bashkimi Evropian në mesin e vitit 1998 zgjeroi sanksionet ekonomike kundër Beogradit për shkak të ndërhyrjes serbe në Kosovë, duke vendosur ndalesën e fluturimeve komerciale të kompanive jugosllave në të gjitha 15 vendet anëtare sa numëronte asokohe Bashkimi Evropian.
Presidenti i atëhershëm serb, më pas i dënuari i Hagës, Sllobodan Millosheviç, u dakordësa që të plotësojë pjesën më të madhe të kushteve të parashtruara nga fuqitë botërore për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Kosovë, duke deklaruar tërheqjen nga Kosova, siç e quajtur ai, vetëm pas ndërprerjes së terrorizmit. Por, në terren, në Kosovë, shkatërrimet e luftës jo vetëm që vazhduan, por ato edhe u intensifikuan.
Masakra në Reçak shënoi kthesën në luftë, pasi komuniteti ndërkombëtar humbi durimin me politikat agresive të Millosheviçit dhe mori vendimin për interevenim ushtarak për të parandaluar eskalimin e mëtejshëm të dhunës në Ballkan.
Diplomati amerikan Richard Holbrook u takua për herë të fundit me Millosheviçin në mars të vitit 1999, ku i ofroi shansin e fundit që të pranojë Marrëveshjen e Rambujesë, sipas të cilës, Kosovës do t'i rikthehej autonomia, Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të çarmatosej dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s do të vendoseshin në Kosovë. Millosheviçi refuzoi kushtet, gjë e cila çoi në bombardimin e NATO-s.
Gjatë bombardimit të Serbisë, avionët e NATO-s kanë realizuar 38.000 fluturime, duke sulmuar depot dhe fabrikat e armëve të Serbisë në Beograd, Nish dhe Novi Sad.
Fushata e NATO-s u mbyll më 11 qershor të vitit 1999. Rreth 750 mijë shqiptarët e dëbuar u kthyen në Kosovë dhe rreth 100 mijë serbë nga frika u larguan nga Kosova.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#NATO#Kosovë#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/bhBj2gy5nQ8/maxresdefault.jpg)