Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge është vënë në pranga këtë të shtunë.
Në pranga ka rënë shtetasi, Ardian Sufaj i cili rezulton në kërkim për trafikimin e 100 kilogram kokaine.
Po ashtu bëhet me dije se i riu ishte në kërkim dhe për veprën penale ‘Pengmarrja’.
“Gjatë operacionit është lokalizuar dhe kapur në Shëngjin, shtetasi shqiptar Ardian Sufaj, 39 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane, me vendimin e datës 18 maj 2023, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”, njofton policia.
Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.
Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar dhe shtetasi Ardian Sufaj me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Shëngjin#Arrestim#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/buvfDg-a5dU/maxresdefault.jpg)