Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën ku një 18 vjecare nga Ferizaj është dërguar në spital pa shenja jete nga dy persona, të cilët vetë u larguan menjëherë. Njëri prej tyre u arrit të vihej në pranga, por tjetri është zhdukur. Sipas prokurorisë, i ndaluari i idenfikuar nga mediat vendase si Arbër Sejdiu dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bashkë me të dyshuarin, Dardan Krivaqa. Nga sa thuhet në njoftimin e policisë, keqtrajtimi fizik i adoleshentes ka ndodhur për motive të dobëta, por pasojat ishin fatale. Marigona Osmani ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të marra ndërsa mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të. Trupi i pajetë është dërguar tashmë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria Themelore e këtij qyteti, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës thotë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së të gjitha rrethanave të ngjarjes.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosove#Ferizaj#TopChannelNews
Ещё видео!