Pamje shokuese vijnë nga Afganistani, ku Talebanët kanë varur trupat e katër rrëmbyesve nga vinçat pasi i vranë ata gjatë një shkëmbimi zjarri në qytetin e Herat të Shtunën, tha një zyrtar i lartë.
Zëvendësguvernatori i provincës Herat Maëlaëi Shir Ahmad Muhajir tha se kufomat e burrave u shfaqën në zona të ndryshme publike në të njëjtën ditë me vrasjet për të dhënë "mësimin" që rrëmbimi nuk do të tolerohet.
Imazhet e postuara në mediat sociale treguan trupa të përgjakur në pjesën e pasme të një kamioni, ndërsa një vinç ngriti trupin e një viktime lart.
Ndërkohë turma njerëzish shihnin ngjarjen shokuesen ndërsa luftëtarët e armatosur talebanë u mblodhën rreth automjetit.
Një video tjetër tregonte një burrë të varur nga një vinç me një shenjë në gjoks ku shkruhej:
"Rrëmbyesit do të ndëshkohen kështu".
Kjo shfaqje brutale në disa sheshe është dënimi publik më i rëndë që kur talibanët erdhën në pushtet muajin e kaluar dhe është një shenjë se ekstremistët e ashpër islamikë do të miratojnë masa të frikshme të ngjashme njësoj si me sundimin e tyre të mëparshëm nga 1996 në 2001.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Talebanët#Varje#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/c54gw1DaTlo/maxresdefault.jpg)