India ka shembur dy ndërtesa të larta banime, jashtë Nju Delhit, me ‘spektaklin’ dramatik që u transmetua live në stacionet televizive pas disa ditësh raporte të ethshme të medias. Shkatërrimi i kullave binjake, 100 metra të larta në Noida, vend ky i mbushur me një ‘pyll’ strukturash të ngjashme prej betoni, ishte një shembull i rrallë i Indisë së ashpër me ndërtuesit dhe zyrtarët e korruptuar.
Ndërtesat me 32 kate, mbanin rreth 1 mijë apartamente të cilët në fakt nuk u banuan kurrë për shkak të nëntë viteve përplasje ligjore. Ato u rrafshuan në pak sekonda, duke krijuar një re të stërmadhe tymi dhe duke shpërndarë mbetje ngado. Për shpërthimin e kontrolluar u përdorën 3700 kilogramë eksplozivë.
Mijëra njerëz, përfshirë edhe qentë endacakë, u evakuuan para shpërthimit ndërkohë që ndërtesa më e afërt me dy kullat e shembura tashmë, ishte vetëm nëntë metra më tej. Nuk kishte raporte për lëndime apo dëmtime në ndertesat e tjera përreth, por një zyrtar lokal tha se operacioni kishte shkuar sipas planit.
Për të vendosur lëndën shpërthyese u hapën 9642 vrima dhe vëllimi i mbetjeve të krijuara ishte 80 mijë tonë. Kanalet televizive e quajtën këtë ‘nënën e të gjitha shembjeve’ ndërkohë që ndërtesat njiheshin si Kullat e Turpit. Përplasja për kullat mbërriti deri në gjykatën supreme të indisë, e cila vitin e kaluar vendosi se ato shkelnin rregullat e sigurisë dhe se ndërtuesit kishin bashkëpunuar me autoritete të korruptuara.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kullat#Indi#TopChannel
Ещё видео!