Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin rezultoi negative ne testin e drogës të cilit iu nënshtrua pasi videoja e publikuar javën që shkoi, ku shihej duke kërcyer e shfrenuar në një festë me miqtë, u bë virale e ngjalli debate të mëdha. Mediat finlandeze dolën me pretendimet e amplifikuara edhe nga llogari të anti-qeverotare dhe të ekstremit të djathtë online se në video dëgjohej një zë të bërtiste: “banda e miellit”, një referencë kjo ndaj lëndëve narkotike. qeveria njoftoi se analizat nuk gjetën asnjë gjurmë lëndësh të tilla, teksa nuk dha detaje se cfarë lloj testi u përdor apo çfarë u ekzaminua. Një zyrtar i kabinetit, Iida Vallin, rrëfeu megjithatë për gazetën Helsingin Sanomat se testi gjithëpërfshirës u kontrollua për amfetaminat, barbituratet, kanabisin, dekstropropoksifenin, kokainën, metadonin dhe një sërë lëndësh narkotike të tjera. Marin, 36 vjeç, pohoi në një konferencë shtypi të premten se ajo nuk kishte marrë kurrë drogë – “as në vitet e adoleshencës” – dhe nuk kishte parë asnjë lloj droge të përdorej në festën e 6 gushtit. Ajo shpjegoi se testin e kishte bërë për "për mbrojtjen e saj ligjore dhe për të pastruar çdo dyshim". Marin shpjegoi po ashtu se videot polemizuese nuk kishin pasur për synim që të publikoheshin online, por vetëm në rrethin e ngushtë të miqve të saj. 36 vjecarja, që u në shefja më e re e ekzekutivit në botë pasi u zgjodh më 2019, insistoi se ishte e aftë për të kryer detyrat e saj si kryeministre. Disa finlandezë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Marin, ndërkaq disa të tjerë e kanë kritikuar atë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SannaMarin#Finland#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/cIe3KHk2JGU/maxresdefault.jpg)