Moderatoren simpatike Viola Spiro, prej disa muajsh e shohim çdo mbrëmje në Klan Plus, në emisionin e saj sportiv “Sport Plus”. Viola e ftuar së fundmi, në programin “Rudina” ka promovuar vëllimin poetik të mamasë së saj, e cila ndodhet në SHBA.
“Dashuritë e mia” quhet libri me poezi i Brunilda Spiros. Një libër që sjell përjetimin e poetes për dashuritë shumëdimensionale, duke kuptuar se sa shumë e jeton dhe e përjeton ajo jetën, duke ndjerë njëherazi si aromën e lumturisë në familje, në shoqëri, në punë.
“Dashuritë e mia” është libri i dytë i Brunildës, ku më parë ka sjellë vëllimin poetik me titull “Kur ti vjen”. Një prej poezive i dedikohet edhe Violës.
![](https://i.ytimg.com/vi/cXTnaXpFBtc/mqdefault.jpg)