Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Kredia është një nga mënyrat që ndihmon konsumatorët dhe zhvillimin ekonomik të një vendi.
Kështu ndodh në vendet e zhvilluara ku shteti ndërhyn për të mbrojtur qytetarët me politika të posaçme garantuese dhe jo kur bëhet palë me bankat e nivelit të dytë për të mbajtur interesa të larta për kreditë dhe interesa skandaloze në kufirin 0.5% për depozitat.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, një njohës i mirë i sistemit bankar, deklaron se sistemi bankar në Shqipëri krediton me interesa shumë të larta dhe se bankat e nivelit të dytë në Shqipëri duhet të japin kredi që të jenë të përballueshme për qytetarët, por edhe për bizneset.
“Duhet që të konkretizohet kjo ulje e kostos së parasë edhe në uljen e kostos së kreditimit të ekonomisë. Në mënyrë që një kredi e dhënë të jetë e përballueshme dhe plotësisht e mundshme për tu kthyer. Edhe kredimarrësit të jenë më të sigurt në suksesin e tyre dhe të mos marrin kredi me idenë që edhe mund të mos e kthejnë. Kostoja e kredisë duhet të jetë nxitëse për ata që marrin kredi dhe ta investojnë”.
I pakuptueshëm është edhe fakti që interesi i depozitave ka rënë ndjeshëm, por një gjë e tillë nuk reflektohet për interesat e kredive.
“Ne kemi parë dy tregues, sa shumë janë ulur interesat e depozitave në Shqipëri dhe sa është ulur kostoja e kredisë, të cilën qytetarët marrin.Sigurisht që nuk përputhen, janë ulur më shpejt interesat e depozitave”.
Edhe pse depozitat rriten, kreditimi vazhdon të jetë i dobët.Malaj shprehet se rritja e depozitave duhet të konvertohet në rritje të kreditimit dhe në ulje të kostos së financimit të borxhit për qeverinë.
“Rritja e depozitave në sistemin bankar të një vendi krijon mundësi më të mëdha likujditesh që duhet të konvertohet në rritje kredie nga sistemi i bankave private dhe ulje kostoje e financimit të borxhit kur qeveria merr para nga sistemi bankar”.
I vetmi përfitim në këtë situatë të papranueshme është niveli 30% i fitimit të bankave, që nuk bëhet në mënyrë proporcionale me uljen e interesave për kreditë dhe rrijten e përqindjes për depozitat.
“Kredia nuk ka qenë favorizuese për ne, sidomos për biznesin, në mënyrë kategorike. Kredia na ka zhytur, 15% të vlerës, kemi marrë 10 mijë dollarë ka ardhur puna të paguajmë 20 mijë dollarë, dyfishi, kjo është e garantuar” shprehet një biznesmen.
“Nëse ke marrë 17 milion po themi, ti do japësh 37 milion dhe nuk ka logjikë ekonomike”thotë një qytetar.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/caWTMobSDgk/maxresdefault.jpg)