Një carje masive që po thellohet mes për mes afrikës mund ta ndajë kontinentin në dy pjesë dhe të krijojë një oqean të gjashtë në botë – paralajmërojnë shkencëtarët. Vendet përgjatë bregut juglindor, do bëheshin një ishull gjigand, duke krijuar një det plotësisht të ri nga atiopia në Mozambik.
E ashtuquajtura carja afrikano lindore, është formuar 22 milionë vite më parë, por ka treguar aktivitet gjatë dekadave të fundit dhe carja është shfaqur edhe përgjatë shkretëtirave në etiopi në 2005-ën. Shkencëtarët thonë se ajo po thellohet me afro 3 centimetra cdo vit. Ky është rezultat i lëvizjes larg njëra tjetrës së dy pllakave tektonike, por mekanizmi i saktë nuk është plotësisht i kuptueshëm për momentin.
Një studim i publikuar në qershor ka dalë në përfundimin se një nxjerrje masive e shkëmbinjve të nxehtë që vjen nga bërthama e planetit tonë, po e nxit akoma më shumë ndarjen. Ndërsa afrika nuk pritet të ndahet të paktën edhe për 5 milionë vite të tjera, somalia dhe gjysma e Etiopisë, Kenias dhe
Tanzanisë, do të krijojnë një kontinent të ri kur kjo të ndodhë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SOS#TopChannel
Ещё видео!