Ka ndërruar jetë në spital Entjan Nikulaj, 40-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e së shtunës në një atentat të ndodhur në Lezhë.
Fillimisht 40-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Atentati ndodhi rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”.
Paraprakisht mësohet se autorët janë larguar me BMË ngjyrë gri, me targa të vjedhura, AB 138 HT. Kjo targë është raportuar e vjedhur më 29 nëntor në Tiranë, në zonën e Kombinatit.
Vetëm pak kohë pas kësaj ngjarje, pranë aeroportit në Rinas u gjet në flakë një automjet, i cili dyshohet se u përdor nga autorët e dyshuar në atentatin e kësaj të shtune.
Entjan Nikulaj është djali i xhaxhait të biznesmenit Ardian Nikulaj, ky i fundit i ekzekutuar në lokalin e tij në Shëngjin më 19 Prill të këtij viti. Biznesmeni dyshohet se u vra si pasojë e hasmërisë 26-vjeçare mes fisit Lekstakaj dhe atij Nikulaj.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Atentati#Lezhe
![](https://i.ytimg.com/vi/coSon4sBu_E/mqdefault.jpg)