Merr fund arratia e Ndriçim Jonuzit, autorit të plagosjes të sekretarit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshuni. Plagosja e kryer në bashkëpunim edhe me Dorian Troplinin, drejtorin e policisë bashkiake si dhe punonjësin Markel Shtylla, ka krijuar jo pak debat publik dhe politik.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se Ndriçim Jonuzi 45 vjeç akuzohet për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”. Mësohet se Jonuzi ka qenë me precedent penal, i dënuar me herët me tetë vite burg nga shteti italian për veprën penale vrasje.
Ndërkohë u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorët Dorian Troplini dhe Markel Shtylla për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
E gjithë kjo situatë u interpretua me një prapavijë politike, teksa kryedemokrati Basha dhe presidenti Ilir Meta ngritën akuza për shkaqe politike që çuan në plagosjen e Okshunit. Kryeministri Rama kërkoi vendosjen e autorit para drejtësisë dhe që kreu i shtetit të ulë tensionet.
Ka qenë vetë Jonuzi i cili nëpërmjet një videomesazhi ka pranuar publikisht se ka qenë gjithmonë përkrahës i partisë demokratike dhe se kjo ngjarje nuk ka kontekst politik.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#NdriçimJonuzi#Kavajë#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/cqLnF0SqH8k/maxresdefault.jpg)