Lindja e një bebeje është lumturia më e madhe e një nëne, ashtu siç natyrshëm vijnë edhe frikërat e mëmësisë. Zanafilla e tyre janë edhe veprimet më të thjeshta ndaj bebit, për të cilat përgatitja e nënës apo informacioni i lë prapë në ndjesinë e pasigurisë. Pikërisht çfarë ndodh me nënën dhe fëmijën pas lindjes, është tema e trajtuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan me gjinekologen Mimoza Keta dhe maminë Anne Kretschmer.
Anne jep disa këshilla se si të qetësojmë fëmijën në ditët e para pas lindjes, një veprim që lidhet edhe me metodën e përdorur për ta sjellë në jetë. mamia informon se në lindjet me operacion, foshnjat janë disi më dembele dhe qajnë më shumë. Gjinekologia Keta shton se sipas një studimi amerikan, janë edhe fëmijë më hiperaktivë, teksa këshilloi lindjen natyrale.
Anne Kretschmer: Ka beba që e kanë të vështirë të bien në një gjumë të thellë. Para së gjithash, bebat, pas lindjes me operacion që shkëputen menjëherë nga trupi i nënës, është si një traumë e vogël sepse nuk ka përgatitje. Një grua që lind vetë, fëmija kupton gjatë procesit të lindjes që diçka ndryshon. Nëse kemi një lindje me operacion, fëmija shkëputet menjëherë, brenda 5-10 minutash fëmija lind. Ata lloj bebash zakonisht janë më dembelë dhe qajnë më shumë.
Katerina Trungu: Paska një shpjegim atëherë.
Mimoza Keta: Tani është bërë trendi, lindja cezariane. Gati 40% e femrave kërkojnë lindje cezariane, është shifër shumë e madhe në krahasim me një 15% që mund të jetë norma, kuptojeni, por çfarë ndodh? Në një studim amerikan që kam lexuar, thoshte që fëmijët e lindur me cezarian janë rreth 19% më tepër hiperaktivë se sa fëmijët që lindin me rrugë natyrale dhe kjo e provuar në studimet e tyre. Por nuk arrijnë as nënat e reja ta kuptojnë dhe ndonjëherë as mjekët nuk e kuptojnë, që lindja me cezarian nuk të favorizon. Lindja natyrale është lindja më e bukur që ekziston sot.
Katerina Trungu: Këshillë shumë e mirë për të rejat që e kanë bërë me zgjedhje.
Mimoza Keta: Nuk e kalojnë kufirin e pragut të dhimbjes. Ato zgjasin 40-45 sekonda, po të marrësh 5 herë frymë me gojë thellë, mbaroi dhimbja. Ti duhet të jesh e trajnuar që ta mësosh.
Gjinekologia shton se praktika të tilla konsultative me nënat duhet të jenë pjesë e strukturave spitalore, ndërsa inkurajoi nënat që mos të tremben nga lindja natyrale.
Mimoza Keta: Mos u shqetësoni nga dhimbjet e lindjes. Mendoni gjënë më të bukur që do të keni në fund, fëmijën. Sa bukur është që pas gjithë atyre dhimbjeve ti të kesh në krahë një fëmijë që qan. A ka gjë më të bukur? Harrohen të gjitha.
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. #mimozaketa #annekretschmer
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
![](https://i.ytimg.com/vi/cuidoBMvjMI/mqdefault.jpg)