Receta e plote: [ Ссылка ]
Me poshte keni te listuar te gjithe perberesit e nevojshem dhe pergatijen e kesaj recete
Përbërësit:
Për brumin
Miell 400 gr
Vaj luledielli 200 ml
Sheqer 200 gr
Pluhur pjekjeje 20 gr
Vanilje 1 gr
Vezë 1 kokërr
Kripë
Për mbushjen
Gjalpë 1 lugë gjelle
Arra 100 gr
Mollë 1 kg
Sheqer 100 gr
Kanellë 1 lugë gjelle
Sheqer pluhur për servirjen e tartës 2 lugë gjelle
Përgatitja
-Përziejmë të gjithë përbërësit e brumit dhe e punojmë deri sa të formohet brumi. E vendosim në frigorifer për 15 minuta.
-Në një tigan shtojmë gjalpin, e lemë të shkrijë dhe vendosim mollët dhe sheqerin, për t’i karamelizuar bashkë me arrat. Në fund aromatizojmë me kanellë.
-Në një tartelë shtrojmë 2/3 e brumit dhe shtojmë mbushjen mbi mbushje.
-Shtojmë 1/3 e brumit në formë thërrimesh të vogla dhe i pjekim për 45 minuta në 170-175 gradë C.
![](https://i.ytimg.com/vi/cuzg1dP2-LU/mqdefault.jpg)