SHBA ka ngritur alarmin pas bombardimeve të Turqisë në Siri dhe Irak, duke i dërguar një mesazh presidentit Erdogan se kundërshton veprimet që destabilizojnë dhe cenojnë sovranitetin e dy vendeve.
Departamenti i Shtetit i kërkoi Ankarasë të bënte një hap pas, një ditë pas fillimit të bombardimeve të nisura nga ushtria turke në orët e para të mëngjesit të së dielës.
DASH tha në një deklaratë se kundërshtojmë çdo veprim ushtarak të pakoordinuar në Irak që cenon sovranitetin kombëtar irakian.
Jo vetëm SHBA, por edhe Moska i ka bërë thirrje Ankarasë të vetëpërmbahet nga përdorimi i forcës ushtarake në Siri, duke theksuar se duhet një zgjidhje paqësore për çështjen kurde.
Deklarata vjen pasi forcat e armatosura turke nisën bombardimet kundër forcave kurde në Sirinë veriore dhe Irakun verior dhe një ditë pas kërcënimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të urdhëruar një operacion të ri tokësor në shkallë të gjerë në territorin sirian.
Erdogan kishte kërcënuar se do të hakmerrej pas sulmit terrorist në zemër të Stambollit, për të cilin Ankaraja fajësoi kurdët.
Forcat e armatosura të Turqisë u përgjigjën me avionë duke goditur objektiva në Siri dhe Irak.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#Erdogan
Ещё видео!