Pavarësisht refuzimit prej një kohe të gjatë të kontrolleve kufitare me Poloninë e Cekinë, ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser duket se po dorëzohen tani përballë kësaj kërkese të Unionit. Në debatin për kufizimin e emigracionit të ilegal, ministrja la të kuptohet se do të verifikojë kontrollet lokale kufitare me Poloninë dhe Çekinë.
"Masa përkatëse shtesë të kontrolleve policore janë aktualisht duke u verifikuar", bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Më parë në një intervistë për gazetën "Ëelt am Sonntag", Faeser ishte treguar e hapur për masa të tilla. "Sipas mendimit tim është një mundësi për të luftuar më shumë kriminalitetin e kontrabandës.", qe shprehur ajo, duke shtuar sidoqoftë se kontrollet shtesë duhet të bashkëveprojnë me mbikqyrjen e të gjithë zonës kufitare përmes kontrolleve të maskuara.
Ka kohë që për këtë arsye është forcuar prezenca e policisë federale në kufijtë polakë dhe çekë, kujtoi Faeser. Sipas saj, vendimtare është ruajtja e kufijve të jashtëm të BE, "të cilën e arrijmë me një sistem të përbashkët azili." Një ditë më parë, Faeser deklaroi në Bundestag, se kontrolle të tilla mund të jenë "pjesërisht" efektive edhe në luftimin e kontrabandës, por opozita e akuzoi qeverinë, se po bllokon masat që duhen marrë kundër shifrave në rritje të refugjatëve, si kontrollet kufitare edhe kategorizimin e Gjeorgjisë dhe Moldavisë vende të sigurta origjinë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#NancyFaeser#Germany#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/d44XQW8FuHw/maxresdefault.jpg)