Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje Ministria e Rendit Publik.
Menjëherë pas skandalit të përfolur të shtypit të sotëm mbi përgjimin e telefonave të policisë nga Partia Demokratike,ka reaguar Ministria e Rendit duke deklaruar se nuk ka fakte konkrete që të konfirmonte një gjë të tillë. Maks Pinci , shef i sektorit të të ndërlidhjes në Ministri, tha për tv klan se po të kishte ndodhur një veprim i tillë, atëherë ai do të ishte në hetuesi të ngjarjes. Pretendimet e shtypit sipas Pincit duhet ti vërtetojë Prokuroria.
Gazetar : Roland ZIli.
![](https://i.ytimg.com/vi/d4rAhVzQpa0/mqdefault.jpg)