Shumë rusë kanë rezervuar me nxitim bileta pa kthim për t’u larguar nga Rusia, pasi presidenti i vendit, Vladimir Putin, shpalli mobilizim të pjesshëm të rezervistëve ushtarakë për luftën në Ukrainë. Çmimet e biletave janë rritur menjëherë, pasi ka shqetësime se kufijtë e Rusisë mund të mbyllen shpejt, apo që Putin mund të shpallë mobilizim të plotë.
Një numër i madh rusësh ishin larguar ndërkohë që më herët nga vendi, pasi Putin urdhëroi ushtrinë të pushtonte ukrainën, thuajse shtatë muaj më parë.
Air Serbia, kompania e vetme evropiane – përveç Turkish Airlines – që realizon fluturime në Rusi, pavarësisht embargos së vënë nga Bashkimi Evropian, ka shitur biletat shpejt në destinacionin Moskë-Beograd. Biletat për fluturimet prej Moskës drejt Stambollit dhe Dubait janë shitur në deri 9.200 euro. Një grup me bazë në Beograd, i quajtur, Rusët, bjellorusët, ukrainasit dhe serbët të bashkuar kundër luftës, ka bërë të ditur se nuk ka më bileta për fluturimet nga Rusia në Beograd deri në mesin e muajit tetor. Edhe biletat për fluturimet drejt Turqisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë, janë shitur po ashtu. Rusët mund të hyjnë në Serbi pa viza. Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë. Vendet aleate si Bjellorusia dhe Kina, nuk kanë vënë po ashtu sanksione ndaj Rusisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rusët#Biletat
Ещё видео!