Shkodër – Dy persona i kanë zënë pritë një patrulle të policisë së Koplikut në Shkodër e për pasojë është plagosur 45-vjeçari Kastriot Prençi. Ngjarja u shënua rreth orës 22: 30 të mbrëmjes që lamë pas në fshatin Hot të Malësisë së Madhe.
Mësohet se punonjësi i policisë së bashku me dy kolegë të tij kishin marrë një telefonatë në sallën operative, përmes të cilës njoftohej se po ndodhte një vjedhje banese në fshatin Bajzë pranë hekurudhës.
Drejt kësaj zone janë nisur 45-vjeçari Kastriot Prençi dhe dy kolegë të tij, por sapo kanë mbërritur dhe kanë zbritur nga automjeti, janë përballur me breshëri automatiku nga dy persona. Punonjësi i policisë është plagosur në krah.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale është konstatuar se plumbi i ka depërtuar tej përtej krahut, dhe i ka shkaktuar pasoja. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Ndërsa kolegët e tij janë angazhuar në një operacion për të bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të krimit që ngritën armët ndaj uniformës blu.
Policia ka marrë dëshminë e dy kolegëve të Prençit, ndërsa në pyetje janë marrë edhe të afërm të tij për të zbardhur rrethanat e krimit por edhe motivet e tij, që duket se lidhen me detyrën e punonjësit të policisë.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/dJrp79ASORg/maxresdefault.jpg)