Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Hitparade i absurdit shqiptar
Në një ambient banimi banorët kanë shkruar një kërkesë “folni me mirsjellje”. Në Laprakë dritat qëndrojnë ndezur gjatë ditës, në kulmin e masave për kursimin e energjisë. Një makinë është parkuar në mes të ferrave. Një pallat në Vlorë është mbuluar nga ferrat e lagështia e duket si i ngritur mbi kënetë. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Fiton gazetarinë në Elbasan, nis vitin e mbyllet dega, dekani kyçet në zyrë
Fatma Banka, tregon, se ka aplikuar dhe fituar të drejtën e studimit për Gazetari e nisi shkollën në 17 tetor. Aty u kuptua, se ishte studentja e vetme në këtë degë dhe meqë nuk ishte plotësuar grupi me 8 veta, Fatmës i thonë, se duhet të zgjedhë degë tjetër, gjuhë letërsi, ose histori-gjeografi. E reja thotë, se duhet të ishte njoftuar, që në datën 13 apo 14 tetor, por kjo gjë nuk ndodhi.Në këto kushte Fatma takon dekanin për sqarim, e më pas edhe rektorin. Por sërish nuk merr zgjidhje. I bën shkresë Ministrisë dhe merr përgjigje, se duhet ta sqarojë me universitetin.Gazetarja e “Stop” takon sekretaren, por ajo shmanget e mbyllet në një nga zyrat.Në një bisedë me tone të larta me Dekanin e Shkencave Humane, Ardian Lami, ky i fundit i shmanget përgjegjësisë dhe thotë, se nuk është kompetenca e tij njoftimi i studentes.Ndërsa rektori Skënder Topi, ishte në një konferencë në Bullgari dhe thotë, se do të interesohet për rastin, për të gjetur një zgjidhje.
Ankesa e banorëve në Stop, mbaron me standarde rruga e plazhit Vlorë
Në mes të qershorit ishim në Vlorë, pasi banorët e rrugës “Hasan Bleta” në zonën e Plazhit të Vjetër, u ankuan për rrugën, që po u ndërtohej.Rruga kishte devijuar nga projekti, nuk kishte të njejtën gjerësi nga fillimi deri në fund dhe nuk kishte trotuare.Banorët kërkuan, që rruga të bëhej brenda standardeve. Pas transmetimit, ne u interesuam tek Fondi Shqiptar i zhvillimit, ku na u tha, se pasi të merret rruga në dorëzim, do i tregohet bashkisë projekti i zbatimit. Jurgen Collaku, Drejtor i Urbanistikës, premtoi, se rruga do të ndërtohet me standarde, trotuare dhe ndricim, dhe do të zbatohen pikëtimet e vijëzuara.Dhe në fakt, rruga "Hasan Bleta" përfundoi në kohë rekord, me puseta, trotuaret, që respektojnë pronën private, si dhe ndriçimin.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Stop - Emisioni 18 Nëntor 2022 (Emisioni i plotë)
Теги
albaniadenoncoemision satirikemisioni stopgentian zenelajklan youtubepadrejtesisaimir kodrashqiperitelevizioni klantv klanEmisioni Stop 18 nëntor 2022shkrimi folni me mirësjelljeLaprakë dritat ndezur ditënmakina e mbuluar nga ferratpallati në kënetë Vlorëpallati mes ferrash e uji.Fatma BankaDekani i Shkencave HumaneArdian Lamidekani i Universitetit të Elbasanitrektori i Universitetit të Elbasanitfiton gazetarinë në Elbasan