Ankaraja dhe Athina u janë rikthyer pas 5 vitesh bisedimeve teknike hapësirën detare në Mesdheun Lindor, që muajt e fundit i ka çuar dy vendet në prag lufte. Raundi i 61-të i bisedimeve u zhvillua këtë të hënë në Stamboll.
Delegacioni turk përfaqësohej nga zv/ministri i Jashtëm Sedat Onal, ndërsa Greqia nga diplomati Pavlos Apostolidhis. Pas më shumë 3 orëve bisedime, gjëja më konkrete për të cilën u ra dakord ishte se takimi i radhës do të mbahet në Athinë, në një datë ende të pacaktuar. Pala turke kërkoi që në bisedime të përfshihej demilitarizimi i ishujve të Egjeut dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve për hapësirën ajrore mbi ishujt. Ndërsa pala greke parashtroi kërkesat e saj për përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike.
Rikthimi i bisedimeve teknike megjithatë është një arritje më vete. Ankaraja dhe Athina e vendosën këtë më 11 Janar. Nismëtar që palët të rivendosnin kontaktet ishte Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili në vizitën e tij në fillim të Janarit në Turqi i ofroi ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavushollu, ndërmjetësim për të takuar homologun grek Nikos Dendias në Tiranë. Palët e pranuan ofertën por data e takimit mes kryediplomatëve ende nuk është përcaktuar.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!