Plot 210 kg kokainë u sekuestrua sot në një operacion të policisë greke që çoi gjithashtu në sekuestrimin e dhe arrestimin e disa shtetasve, përfshirë edhe shqiptarë. Sipas burimeve, operacioni u zhvillua në kuadër të një hetimi shumë mujor në bashkëpunim me Zyrën e DEA-s Amerikane në Athinë.
Sasia e madhe e kokainës iu sekuestrua një organizate kriminale aktive në trafikun e sasive të konsiderueshme të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës por edhe në Turqi. 54 vjecari shqiptar Jason Mërkuri i cili përdorte edhe emrat Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi ishte drejtuesi i organizatës kriminale, i cili përgjigjej gjithashtu për gjetjen e sasive të drogës, financimin e blerjes, transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja në vendet e Evropës, fshehjen e tyre në konteinerë të destinuar për në Greqi dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme. Policia greke e ndaloi Mërkurin në Pire me, 180 pako me kokainë, me peshë mbi 210 kg.
Nga kontrolli i banesës dhe automjeteve të të arrestuarve po ashtu u gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë mbi 131 mijë euro dhe paund britanikë. Jason Mërkuri rezultonte i shpallur në kërkim në Greqi pasi ishte dënuar me 20 vjet burg për trafik droge. Ndërkohë në Shqipëri Mërkuri rezulton pronar i një dyqani rrobash në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë.
Po ashtu i arrestuari tjetër, 36 vjeçari shqiptar, Marsel Stafaj, ishte krahu i djathtë i Mërkurit, edhe ai i ngarkuar me gjetjen dhe rekrutimin e bashkëpunëtorëve në Greqi, ndërkohë që 64 vjecari Ioannis Biglakis merrej koordinimin e anëtarëve të grupit nëpër vende të tjera. Autoritetet në Greqi po vijojnë hetimin për grupin në fjalë edhe përtej brigjeve greke, me qëllim arrestimin e anëtarëve të tjerë të organizatës.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greqi#Policia#TopChannelNews
Ещё видео!