Vëndlindja - Poezi nga Skender Doçi
Music in this video: Yakuro
Vëndlindja
Kur vij tek ti, diçka seç më ndodhë!
Sikur jam zog dhe ti më mban në dorë
Kur jam larguar, këtu kam lënë folenë
U ktheva edhe sot e të gjeta si ngaherë
E dashur dhe bujare, me lule, e livadhe
Me luleshtrydhe, manaferra dhe qershi
Me krojet, e lumin me mullirin përmbi
Mrizin, ujin e ftohtë edhe qarrat përbri
Lisat e gjatë duket se janë rritur e shtuar
Mali sikur është ngjitur dhe më përpjetë
Dikur, unë e ngjisja shpejt dhe pa djersë
Jam mirë, po mali më duket më i rrëpirë
Stinët, besoj se edhe tani janë si atëherë
Kishte dimër, vjeshtë, verë dhe pranverë
Pasonin njëra-tjetrën, kalova fëmijërinë
Ikte njëra, me gëzim prisja tjetrën të vijë
Dimri, sillte acar e bardhësi
Vinte stuhia e dëborës, me erën e fortë nga drejtimi veri.
Fërshëllente në degët pa gjethe si fyelli kur merr melodi
Sillte shumë dëborë e acar, mbylleshim shpesh në shtëpi
Pushonte stuhia hapnim rretë, loznim topa bore dhe ski
Strehet zgjateshin me akuj, zbrisnin në tokë nga cdo çati
Ritet në festën e Krishtlindjeve, gëzimi i madh në shtëpi
Vjeshta, mjegull dhe shi
Kohë pak të ftohta, kur mblidhnim arra, gështenja e lajthi
Gjethe e fruta në tokë edhe në pemë kishte shumë përsëri
Korrnim misrin, qeronim kallamoqin, ngrenim tallën kapi
Kishim nxjerrë verën, vinim kazan me dru lisi zienim raki
Bryma e mëngjesit, ehulli i ftohtë, dëbora trokiste në shtëpi
Ishim të përgatitur me ushqimet, për njerëz dhe për bagëti
Drutë për acarin turrë, të mirat për Krishtlindje e Vitin e Ri
Vera, kishte pak zagushi
Darka dhe mëngjesi, si kristale të kthjellta e plot me freski
Vaditnim arat, pemët, kopshtijet, me vadën e malit përmbi
Gostia e natyrës ishte plot fruta e perime, jashtë e në shtëpi
Xixëllonjat gjithandej lëshonin dritë, ishte kureshtje, magji
Ankoja bletët, bari dhe lulet e livadhit kositeshin për bagëti
Deri vonë në mbrëmje loznim me top, guraleca dhe rrasavi,
Netët e verës në Berishë të Pukës, në i ka tjetërkund nuk di!
Pranvera, ishte mrekulli
Shfaqeshin luledelet, lajmi për fillimin e pranverës në veri
Degët plot sythë në kajsi, kumbull, dardhë, mollë e qershi
Lëndinat njomeshin dita-ditës me bar që rritej ngadalë i ri
Mugulli në degët e lisave krijon tufa jeshile, s’ka më bukuri
Njomëza në degët e ahut e brishtë, mbanim rrema në shtëpi
Toka vishej me mozaikun e jetës, qielli i pafund me kaltersi
Herët, nën rrezet e diellit në mëngjes, zogjtë fillonin melodi
Për Pashkë rroba të reja, me babain dilnim vizita në komshi
Dielli n’perëndim ruante freskinë, mëngjesi ishte, o Perëndi!
Me keca dhe me qengja, vrapoja nëpër lëndina
Kërcenim bashkë në kodra, lugina dhe djerrina
Në bimët dhe pemët e vogla ne ziheshim përditë
Ata donin t'i hanin, unë shqyhesha duke bërtitë
Nga shtëpia vinte zëri i nënës duke më qortuar
Kishin vrapuar, në ara e kopshtije si të tërbuar
Rendja unë pas tyre, rregullat s'i kishin mësuar
U tregoj unë, ju mbaj lidhur, keni për ta pësuar!
Pastaj bënim paqe, i ndillja be..be.. dhe.. kiç..kiç
Më rrethonin, ishin të prapë nuk donin me pritë
Ju jepja me të dy duart, mos të ziheshin për kripë
Të njëjtat avaze, unë edhe ata kishim ditë për ditë
Shumëherë diellin dhe hënën, unë i kam kundruar
Hëna dilte natën e bardhë, herë e plotë, herë e lakuar
Dielli ditën ishte top i zjarrtë, me rreze për të verbuar
Vinte nga mali, ecte pas malit tjetër për të perënduar
© Autor, Skender Doçi,
Tiranë më, 4 Korrik 2016
===========================
Vëndlindja - Poezi nga Skender Doçi
Теги
SkenderPoezipoetlotpoezi shqipetareartpoetrylibradocidielliqiellishpresashpirtiNenetiranaprishtinashqiperiakosovaletersipikturaqeveriaberishaburrifemralujapacientiliriaditashiumjegulladuetifjalaxheloziapranveravjeshtaatdheudetifushamaliavokatipaqjakalajatrotuarirruganjeriudashurifytyradjaliqenigjyshikrediaduhanipetagogubetimiparlamentifakultetbetimi i pedagogutpike lotivendvendlimdjefshat qytethomelandbirthpaeseloveplace