Media amerikane PetaPixel ka publikuar një artikull kushtuar qytetit në Jug të Shqipërisë, Poliçanit.
Kjo, për faktin se aty ndodhen fabrikat më të mëdha të armatimit në vend në kohën e regjimit komunist.
Në artikull po ashtu janë postuar foto nga brenda fabrikës ku prodhoheshin armë, në të cilën hyrja është shumë e vështirë pasi është e rrethuar me portat masive prej betoni 6 metra të larta.
Portat masive prej betoni 6 metra të lartë e bëjnë të vështirë hyrjen, madje as me forcën nuk hapen dot, thuhet në artikull.
Thuhet gjithashtu se ka labirinte komplekse nëntokësore.
Sipas medias amerikane, për të ndërtuar fabrikën e armatimit janë përdorur pajisjet më të reja në atë kohë të marra nga Franca.
Edhe pse nuk dihet sesi autoritetet në atë kohë kishin aq para për t'i blerë, atëherë u përdorën makineritë më të fundit franceze.
Në kulmin e saj, rreth 4,000 njerëz punonin në uzina në tre turne. Megjithatë, në fund të viteve 1990, si rezultat i rënies së regjimit komunist dhe humbjes së aftësisë për të konkurruar në tregun ndërkombëtar të armëve, prodhimi ra. Fabrika ra në vështirësi financiare dhe u mbyll. Në atë kohë, shumica e pajisjeve të prodhimit u bënë të tepërta dhe disa u hoqën, u shitën ose u vodhën.
Artikulli mbyllet me përshtypjet e gazetarëve të medias amerikane.
“Jemi kaq të zhytur në eksplorimin e këtij vendi mahnitës saqë nuk e vërejmë se kanë kaluar katër orë. Nuk është çudi – në fund të fundit, nuk është çdo ditë që shihni një fabrikë të fshehur municionesh nëntokësore”, përfundon artikulli.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Poliçan#Labirinte#TopChannel
Ещё видео!