Në monologun e tij këtë të premte në “Provokacija” Mustafa Nano ka prekur një çështje delikate të shoqërisë shqiptare. Bëhet fjalë për virgjërinë e vajzave.
Nano iu referua një historie të bërë publike në televizion, ku një vajzë rrëfente se është qepur tek gjinekologu në mënyrë që t’i pëlqente djalit me të cilin planifikonte të fejohej.
Ndërkohë, kjo vajzë nuk është e vetmja që e merr një vendim të tillë. Moderatori në monologun e tij flet për radhë të gjata te mjeku, ndërsa thekson se ne i kemi dhënë një ngarkesë morale të jashtëzakonshme një membrane, që është një pjesë e trupit, që në të vërtetë duhet të ketë ngarkesë morale po aq sa një puçërr.
Nisur nga kjo situatë, Nano nuk kursen aspak djemtë shqiptarë, të cilët siç thotë ai, kërkojnë vajza të virgjëra.
“Kur ju vetë nuk jeni të virgjër, ju duhet ta qepni gojën. Dhe duhet ta dini se gjithçka që meritoni është një vajzë e qepur, jo një vajzë e virgjër. Jo sepse me këtë do t’ju bjerë një fat i keq”, shprehet Nano.
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!