18 persona, gardianë dhe civilë janë shoqëruar nga burgu i Peqinit për tu marrë në pyetje, pasi dyshohet se bashkëpunuan me Sokol Mjaçajn për futjen e armës në ambientet e burgut.
13 persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen. Drejtori i burgut të Peqinit, Kamer Hoxha, shefi i Policisë së IEVP Peqin, Q. M., 60 vjeç, ish-shefi i policisë N. Gj., 54 vjeç, shefi i regjimitV. Sh., 37 vjeç, specialisti i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin A. D., 52 vjeç, policët e shërbimit të IEVP Peqin: I. B., 46 vjeç, F. M., 43 vjeç, F. P., 50 vjeç.
Të ndaluar janë edhe punonjësit e policisë të burgut të Peqinit: G. M., 49 vjeç, banues në Lushnjë, K. H., 44 vjeç, banues në Peqin, E. Ç., 36 vjeç, banues në Belsh dhe I. D., 41 vjeç, banues në Peqin.
Sipas dëshmive, arma dyshohet se ka hyrë në ambientet e burgut rreth 1 muaj më parë dhe Mjaçaj ka pritur momentin për të vrarë Arben Lleshin.
Prokuroria po punon në pistën e vrasjes me pagesë. Mjaçaj ka deklaruar se me Lleshin kishte konflikt pasi ky i fundit nuk e kishte pranuar në sektor, por sipas prokurorisë është thjesht alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë. Armën, Mjaçaj ka deklaruar se e ka marrë rreth 20 ditë më parë nga hyrja, pra në rrugë tokësore.
Mjacaj është transferuar në një tjetër burg që për shkak të hetimeve dhe rrezikshmërisë që paraqet çështja nuk bëhet me dije.
Si ndodhi ngjarja?
Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, qëlloi dje me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi Lleshi. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën.
I dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe RENEA, që kanë vënë nën kontroll situatën.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/dmKHggpraZ4/maxresdefault.jpg)