Zyrtarët gjermanë e kanë bërë të qartë se synojnë të zbatojnë një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për presidentin rus Vladimir Putin nëse paraqitet mundësia.
Të mërkurën, kryediplomati i Berlinit në Ukrainë u bë figura më e fundit gjermane që ka folur rreth një vendimi të Hagës,. i cili u lëshua javën e kaluar lidhur me transferimin e detyruar nga Rusia të mijëra fëmijëve ukrainas në territorin rus që nga fillimi i agresionit në shkallë të plotë të Moskës shkurtin e kaluar.
“Nëse Putini shfaqet në territorin gjerman, ai do të arrestohet me siguri”, citohet të ketë thënë Anka Feldhusen para gazetarëve në një konferencë të mërkurën.“Kjo është konfirmuar dje nga ministri i drejtësisë i Gjermanisë”, shtoi ajo.
Kancelari Olaf Scholz ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për urdhrin, duke u thënë gazetarëve gjatë vizitës së javës së kaluar në Japoni: “Askush nuk është mbi ligjin”.
Presidenti rus nuk ka gjasa të arrestohet së shpejti. Por vendimi i ICC-së është interpretuar si një sinjal për liderët politikë dhe ushtarakë rusë – si dhe trupat e vijës së parë – se gjykata ndërkombëtare është e angazhuar të ndëshkojë ata që janë të përfshirë në mizoritë e vazhdueshme në Ukrainë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Putin#Arrestimi
![](https://i.ytimg.com/vi/dwLtKNmMQqk/mqdefault.jpg)