Kryeministri Albin Kurti kërkoi ndihmën e Perëndimit për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian.
Në një intervistë për Financial Times, ai u bën thirrje shteteve perëndimore të ushtrojnë presion ndaj qeverive që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, teksa kërkon edhe zgjidhjen e tensioneve me Serbinë. Këto thirrje vijnë pak ditë përpara se kryeministri Kurti të takohet në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Duke folur për tensionet e fundit në Veri, Kurti se argumentuar se përplasjet janë të nxitura nga qeveria serbe por edhe Rusia.
Kurti tha se ekziston një rrezik i qartë i përfshirjes ruse në marrëdhëniet Serbi-Kosovë, duke rritur shanset për konflikt. “Ne jemi të shqetësuar, por jo të frikësuar”, tha ai, duke shtuar se situata do të varet shumë nga qëndrimi dhe presioni i demokracive perëndimore ndaj Beogradit”.
Sipas Kurtit, ajo që dëshiron Serbia është të marrë fondet e BE-së, armët ruse, investimet kineze dhe tolerancën amerikane”. Udhëheqësi i Kosovës tha se edhe pse Prishtina punonte drejt anëtarësimit në NATO, vendi i tij synonte të përmirësonte sistemin e saj ekonomik, ligjor dhe institucional për të treguar se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 kishte krijuar një shtet të qëndrueshëm që ishte një aleat besnik perëndimor. “Putin. . . dëshiron të tregojë se ndërhyrja ishte një sukses i përkohshëm. Por ne jemi dëshmitarë se Kosova është këtu për të qëndruar”, thotë ai.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosove#Serbi#TopChannel
Ещё видео!