#ShijeShtëpie në #TvKlan.
320 gr oriz Carnaroli
400 gr kungull të njomë
300 gr karkaleca
1 qepë
120 ml verë të bardhë
2 lugë gjelle vaj ulliri
40 gr gjalpë
Lëng perimesh
Kripë dhe piper të zi
Në një tigan të thellë, shkrijmë 1 lugë gjelle gjalpë dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Kaurdisim qepën të grirë imët derisa të zbutet oak. Shtojmë orizin dhe vazhdojmë përzierjen së bashku për 3-5 minuta, ndërkohë grijmë kungullin në rende ose e presim atë në gjysmë rrotë, si të dëshironi dhe e shtojmë në tigan. I përziejmë së bashku me orizin. I shuajmë me verë dhe e lëmë alkoolin e verës të avullojë. Në fund fillojmë të shtojmë pak nga pak lëngun e perimeve, rreth një litër. E lëmë derisa orizi ta përthithë lëngun, e më pas shtojmë përsëri. Ky proces zgjat rreth 20 minuta, derisa orizi të gatuhet pa e prishur formën aldent dhe të jetë kremoz, jo i thatë. 5 minutat e fundit shtojmë karkalecët dhe i lëmë të gatuhen së bashku. Në fund fare, shtojmë gjalpin e mbetur, pak piper të zi dhe i përziejmë. Menjëherë e servirim në pjatë.
Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
![](https://s2.save4k.ru/pic/eNe5wm6cJiU/maxresdefault.jpg)